back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetShoqatat e gazetarëve dënojnë incidentin në kufirin grek

Shoqatat e gazetarëve dënojnë incidentin në kufirin grek

Shoqatat e gazetarëve kanë dënuar bllokimin për disa orë të gazetarëve të Tv Klan dhe të A2CNN në Piken Kufitare doganore të Kapshticës.

Save Journalist Albania shprehet se ka monitoruar incidentin dhe u kërkoi zyrtarëve grekë që të lejojnë gazetarët të kryejnë punën e tyre.

Një reagim pati edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili dënoi me termat më të ashpër sjelljen e autoriteteve greke ndërsa bëjmë thirrje urgjente te që situata të sqarohet menjëherë dhe të mos përsëriten ngjarje të tilla.

“Kjo sjellje është e papranueshme nga një vend i Bashkimit Evropian, i cili vendos të bllokojë mediat nga Shqipëria, të cilat kanë për qëllim informimin dhe transparencën e një aktiviteti në Greqi”, thuhet ne reagimin e kësaj shoqate.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat