KreuAktualitetKronikëShpërblimi 2500 euro fut në sherr RENEA-n?/ Denoncimi

Shpërblimi 2500 euro fut në sherr RENEA-n?/ Denoncimi

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Avokati Arben Llangozi ka ngritur pretendime për pakënaqësi brenda forcave speciale RENEA lidhur me ndarjen e një shpërblimi prej 2500 eurosh, që sipas tij u ishte premtuar efektivëve të policisë.

Në një denoncim të publikuar prej tij, Llangozi pretendon se nga shpërblimi kanë përfituar vetëm drejtuesi i RENEA-s dhe shoferët e furgonave, ndërsa pjesa tjetër e efektivëve të kësaj strukture ka mbetur pa përfituar.

Sipas avokatit, kjo mënyrë e ndarjes së shpërblimit ka shkaktuar pakënaqësi dhe revoltë mes efektivëve, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë shpërndarë paratë.

Pretendimet e Llangozi-t, nëse konfirmohen, do të kërkonin sqarime nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit mbi kriteret e përfitimit dhe personat që kanë marrë shpërblimin..

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat