KreuAktualitetEkonomia“Aeroportet dhe portet nuk janë private”/ Tabaku kundër ligjit të investimeve strategjike

“Aeroportet dhe portet nuk janë private”/ Tabaku kundër ligjit të investimeve strategjike

Ligji për investimet strategjike ka rikthyer debatet në Kuvend, ku deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar mazhorancën se kjo nismë ligjore nuk ka sjellë rezultatet e premtuara dhe është përdorur për favorizime.

Gjatë fjalës së saj në seancën plenare, Tabaku deklaroi se opozita e ka kundërshtuar prej vitesh këtë ligj dhe ka kërkuar shfuqizimin e tij, por sipas saj këto kërkesa nuk janë marrë parasysh.

“Ligji i investimeve strategjike për disa deputetë është i ri, por disa prej nesh kanë 10 vite që e kundërshtojnë. Kërkesat tona për shfuqizim kanë shkuar në vesh të shurdhër”, u shpreh Tabaku.

Ajo pretendoi se ligji ka shpërndarë rreth 80 projekte, ku pjesa më e madhe lidhen me leje në sektorin e turizmit, por sipas saj ka tërhequr vetëm një investim të huaj.

“Ka shpërndarë rreth 80 projekte, 70 për dhënie leje turizmi, ka tërhequr vetëm një investim të huaj. Vetëm ndarje favoresh”, deklaroi deputetja demokrate.

Tabaku rikujtoi edhe propozimin e paraqitur nga grupi parlamentar i PD-së në vitin 2022 për pezullimin e ligjit, duke argumentuar se pasuritë publike nuk duhet të trajtohen si privilegje për individë të caktuar.

“Shoqëria nuk ka pse t’i ndajë aeroportet dhe portet sikur të jenë të nënës e të babait”, tha ajo nga foltorja e Kuvendit.

Në fund të fjalës së saj, Tabaku e lidhi çështjen e investimeve strategjike me procesin e integrimit europian, duke akuzuar qeverinë për standarde të dyfishta.

“S’mund të ketë dy standarde. Duam integrimin për ligjin e të drejtës së autorit, por jo për investimet strategjike apo zonat e mbrojtura. Ose ka një proces integrimi me vullnet të plotë, ose këto gënjeshtra për qytetarët nuk mund të vazhdojnë”, përfundoi Tabaku.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat