back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetKosovaThirrja nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit/ Kurti nuk deklarohet mbi hetimin

Thirrja nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit/ Kurti nuk deklarohet mbi hetimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar të dëshmojë në Prokurorinë Speciale – Departamenti për hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar.

Kurti është thirrur si dëshmitar në një rast që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ka të bëjë me rastin e rezervave shtetërore, e ku të pandehur janë Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Kryeministri nuk u deklarua lidhur me këtë pas pyetjes që i bën gazetarët.

“Jam në nxitim sot”, tha shkurt Kurti.

Ndryshe, Lipovica dhe Gara dyshohen për veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa Ridvan Muharremi për veprën penale – dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat