KreuAktualitetBota“Zgjidhja afrikane” për emigracionin/ 5 shtetet evropiane synojnë qendër në Ugandë

“Zgjidhja afrikane” për emigracionin/ 5 shtetet evropiane synojnë qendër në Ugandë

Një plan i përbashkët i pesë vendeve europiane për krijimin e një qendre jashtë territorit të Bashkimit Europian për emigrantët të cilëve u është refuzuar përfundimisht kërkesa për azil po hyn në një fazë vendimtare.

Sipas shtypit grek, Gjermania, Austria, Holanda, Danimarka dhe Greqia po diskutojnë ngritjen e një strukture të tillë në Ugandë.

Ideja është që qendra të nisë fillimisht si projekt pilot dhe të jetë funksionale deri në vitin 2027. Ajo parashikohet të ketë kapacitet për të pritur nga 5 mijë deri në 10 mijë persona, të cilët nuk kanë më të drejtë të qëndrojnë në vendet e BE-së pasi kërkesat e tyre për azil janë refuzuar.

Nga Uganda, emigrantët do të procedohen për riatdhesim drejt vendeve të tyre të origjinës.

Uganda është përzgjedhur si një nga opsionet kryesore për shkak të gatishmërisë për bashkëpunim në këmbim të mbështetjes financiare, por edhe përvojës së saj në menaxhimin e kampeve dhe strukturave të pritjes për emigrantët.

Qëllimi i projektit është që të krijohet një mekanizëm i ri për menaxhimin e personave që nuk përfitojnë azil dhe njëkohësisht të shërbejë si sinjal dekurajues për emigracionin e paligjshëm drejt Europës.

Megjithatë, plani pritet të hapë debat të ri brenda Europës për mënyrën se si trajtohen personat të cilëve u refuzohet azili dhe për përgjegjësinë e vendeve europiane ndaj tyre.

Detajet teknike të marrëveshjes dhe hapat e mëtejshëm pritet të diskutohen më 4 shtator në Kopenhagë, ku parashikohet të mblidhen ministrat përgjegjës të pesë vendeve.

Nëse plani konkretizohet, qendra në Ugandë do të përbënte një tjetër përpjekje të vendeve europiane për ta zhvendosur një pjesë të menaxhimit të migracionit jashtë kufijve të BE-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat