back to top
21.9 C
Tirana
E shtunë, 6 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetSociale“Tifozët Kuqezi” bojkotojnë ndeshjen me Luksemburgun, i bashkohen protestës

“Tifozët Kuqezi” bojkotojnë ndeshjen me Luksemburgun, i bashkohen protestës

Grupi i tifozëve “Tifozët Kuqezi” ka bojkotuar këtë të shtunë ndeshjen miqësore të kombëtares shqiptare ndaj Luksemburgut, duke iu bashkuar protestës qytetare që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Sipas raportimit të gazetares Dea Kozma, përfaqësues të grupimit kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm në stadium, por të marrin pjesë në tubimin që po mbahet në Tiranë.

Protesta e kësaj të shtune shënon ditën e shtatë të mobilizimeve qytetare, të nisura fillimisht kundër projektit në Zvërnec dhe që gjatë ditëve të fundit janë zgjeruar edhe me kërkesa politike kundër qeverisë.

Bojkoti i ndeshjes nga “Tifozët Kuqezi” vjen në një moment kur protesta para Kryeministrisë po vijon me marshime dhe thirrje kundër qeverisë dhe projektit të kundërshtuar nga protestuesit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat