back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaTre muaj të tjerë nën izolim/ GJKKO vendos për Gjylin dhe Elezin

Tre muaj të tjerë nën izolim/ GJKKO vendos për Gjylin dhe Elezin

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të zgjasë me tre muaj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.

Kërkesa ishte paraqitur më 12 maj 2026 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila kërkoi zgjatjen e afatit të paraburgimit për dy të pandehurit me një periudhë shtesë prej tre muajsh.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 366, datë 18 maj 2026, vendosi pranimin e kërkesës së SPAK.

Sipas vendimit, masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, do të vijojë për një periudhë prej tre muajsh për secilin prej të pandehurve, duke nisur nga dita e përfundimit të afatit aktual.

Gjykata ka bërë me dije gjithashtu se ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat