Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ishte zona më e tensionuar e protestës së opozitës, e cila për 3 orë paralizoi qarkullimin e automjeteve nga veriu në jug të vendit.
Gjatë aksionit të opozitës jo pak herë, protestuesit u provokuan nga policia e cila me urdhër nga lart e kishte porosinë e qartë: Të provokojë dhe të dhunojë protestuesit.
gSipas Albeu.com, Gjatë protestës, polici Roven Zeka, pati përplasje të ashpër me deputetin demokrat, Tomorr Alizoti i cili po i kërkonte llogari përse policia shtyn dhe dhunon protestuesit.
“E zgjidhim ne atë punë”, ishte përgjigja prej të “forti” i kryepolicit të Elbasanit Roven Zeka, i cili pas përfundimit të protestës nisi “ushtrinë” për të arrestuar qytetarët, të mitur, gra dhe eksponentë të Partisë Demokratike.



