Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Prokuroria e Posaçme (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka zhvilluar një aksion në qytetin e Durrësit. Burime bëjnë me dije se operacioni është ende në vijim dhe forcat e rendit po kryejnë kontrolle në disa banesa.
Një prej personave ku është ushtruar kontroll është Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi arsyet e ndërhyrjes dhe objektivin e plotë të operacionit.
SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim për publikun, ndërsa pritet që në orët në vijim të bëhen të ditura detaje mbi rezultatet e aksionit dhe personat që mund të jenë nën hetim.



