back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEmrat-91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro në muaj/ Skandali...

Emrat-91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro në muaj/ Skandali me komisionin “Xhafaj”: Si grabiten me ligj paratë e qytetarëve

Te njerëzit më të paguar në Shqipëri do të futen edhe ekspertët e komisionit anikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Vendi ku pjesa më e madhe e qytetarëve jetojnë në varfëri do të paguajë deri në 8 mijë euro në muaj, të ashtuquajturit ekspertë.

Se si janë përzgjedhur këta ekspertë që do marrin paga të majme vetëm Fatmir Xhafaj e di.

Sipas ndarjes që ka bërë Xhafaj, ekspertët do të kenë 3 nivele pagesash. Niveli i parë i ekspertëve të nivelit të lartë, ka 30 emra. Ata do të marrin 3 paga bruto të një këshilltari, ose e thënë ndryshe rreth 8 mijë euro.

Niveli i dytë, prej 11 emrash, do ta marrin nga 2 paga të një këshilltari në Kuvend, ose 5 600 euro.

Sekretariati teknik i përbërë nga 15 vetë, dhe 12 ekspertë të nivelit të tretë do të marrin për punën pranë këtij komisioni, 2 800 euro.

Fatmir Xhafaj ka parashikuar pagesë edhe për një kategori të quajtur: “Ekspertë të huaj”. Ata janë 23 persona dhe do të paguhen 5600 euro.

Emrat:

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat