KreuAktualitetBotaIsh-agjenti i CIA-s/ "Shqipëria, në radar për amerikanët që duan të largohen...

Ish-agjenti i CIA-s/ “Shqipëria, në radar për amerikanët që duan të largohen nga SHBA”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Shqipëria po shfaqet si një alternativë për amerikanët që po mendojnë të largohen nga Shtetet e Bashkuara dhe të provojnë një jetë të re në Evropë.

Sugjerimi vjen nga Andrew Bustamante, ish-agjent i CIA-s, i cili në një video të publikuar në rrjetet sociale flet për disa mundësi për amerikanët që duan të zhvendosen jashtë vendit.

Mes vendeve që përmend është edhe Shqipëria. Sipas Bustamantes, një nga avantazhet kryesore është mundësia që qytetarët amerikanë të qëndrojnë në vend për një periudhë të gjatë pa pasur nevojë për vizë.

“Nëse do të doja të zhvendosesha shpejt në Evropë, Shqipëria do të ishte në radarët e mi”, shprehet ai.

Ish-agjenti amerikan e lidh këtë mundësi edhe me ata që duan fillimisht të provojnë jetën në një vend tjetër, përpara se të marrin një vendim afatgjatë për zhvendosjen.

Bustamante e përmend Shqipërinë si një opsion edhe për familjet apo personat që duan të zhvendosin aktivitetin e tyre jashtë SHBA-së.

“Ëndrra amerikane nuk ka pse të realizohet në Amerikë”, thotë ai.

Shqipëria është përmendur vitet e fundit gjithnjë e më shpesh në mediat dhe platformat e huaja si një destinacion për të huajt që kërkojnë kosto më të ulëta jetese, klimë të favorshme dhe akses në Evropë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat