back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaDërgonin qytetarë me viza false drejt Britanisë, Amerikës dhe Kanadasë/ Mbetet në...

Dërgonin qytetarë me viza false drejt Britanisë, Amerikës dhe Kanadasë/ Mbetet në burg njëri nga 26 të arrestuarit

Një nga 26 personat e arrestuar në qershor të këtij viti nga SPAK-u do të vijojë të qëndrojë në burg.

Kështu ka vendosur GJKKO pas kërkesës së SPAK-ut për shtetasin Murat Gjuniku.

Ky i fundit, u arrestua gjatë operacionit “Nomada”, me akuzën se ndihmonin qytetarët për kalim të paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Amerikës dhe Kanadasë.

Njoftimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë
05.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe
verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar
me vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Murat Gjuniku”

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet
112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 149, datë 07.12.2024,
vendosi:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar me vendimin
Nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Murat Gjuniku,
i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të
kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal;
“Falsifikimi i dokumentave” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale
nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 –
28/4; 189/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Murat Gjuniku, të dërgohet
menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të
organit procedues.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,
dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit
Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 5 ditëve, nga njoftimi i
vendimit te gjykatës.

    spot_img
    ARTIKUJ TË NGJASHËM
    - Advertisment -spot_img

    Më të Lexuarat