back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetDita e Rinisë/ Historiku i 8 dhjetorit

Dita e Rinisë/ Historiku i 8 dhjetorit

Sot është Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.


Në 8 dhjetor të vitit 1990 një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës të cilëve iu bashkuan edhe banorë të kryeqytetit nisën protestat paqësore në qytetin studenti. Fillimisht bojkotuan mësimin. Kërkesat e para u bënë për ndërprerjen e energjise elektrike, kushtet e vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria në ato momente, kushtet tepër të vështira që kishin studentët në konvikte e në shkolla.Policia reagoi ndaj protestuesëve duke përdorur edhe dhunë. Pas kësaj studentët reaguan me kërkesa të tjera, ata kërkonin dënimin e dhunuesëve të studentëve dhe lejimin e pluralizmit. Ngjarjet pasuan njëra tjetrën deri në rrëzimin e pushtetit monist.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Rezistenca e tyre i dha fund epokës të gjatë të vetëizolimit duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat