Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për çështjen e tij në Londër.
Pak ditë më parë në media u raportua se Gjykata britanike kishte lënë në fuqi masën non grata për Berishën.
Por, sipas Berishës kërkesa e tij nuk ka qenë për heqjen ose mosheqjen, ka qenë për mosndjekjen e procedurës.
“Tani kjo më hap mua rrugën, avoketërit e mi po merren me shqyrtimin e mundësisë për në Strasburg.
I gjithë ky proces, i cili është i dokumentuar një proces kangur, që diskrediton çdo vend të lirë, kishte një synim që unë të padisja për shpifje siç veprova me sekretarin Blinken.
Por problemi ishte se Mbretëria e Bashkuar kishte një gjykatë të veçantë për këtë çështje dhe asgjë nuk merrej nga gjykata e zakonshme pa kaluar në këtë kanal.
Tani, unë po shqyrtoj me avoketërit e mi Strasburgun, paraqitjen në Strasburg të procedurës, edhe njëherë të procedurës, për arsye se kanë bërë shkelje të rënda procedurore.
Nuk mund të them se avoketërit nuk kanë kthyer akoma një përgjigje përfundimtare nëse përputhet me veprimtarinë e Strasburgut apo jo. Në princip po, se Strasburgu qëndron për procedurat.
Por në rastin konkret, duhet ta elaborojnë më shumë.
Kështu që nuk përbën asnjë lloj risie kjo”, është shprehur Berisha.