back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaVideo-Gjykata e Apelit, Tiranë thellon skandalin/ Mbetet në fuqi pushimi i hetimeve...

Video-Gjykata e Apelit, Tiranë thellon skandalin/ Mbetet në fuqi pushimi i hetimeve për mungesën e kimiove, për fëmijët me kancer

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë së Tiranës, për të mos nisur hetimet për mungesën e kimiove, për fëmijët që vuajnë nga kanceri.

Informacioni konfirmohet nga gazetari Osman Stafa, që e ka ndjekur këtë çështje hap pas hapi.

Gjyqtari Dritan Hasani ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë e cila gjithashtu ka vendosur mosfillimin e hetimeve.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Stafa shkruan se gjithçka ndodh kur vetëm pak javë më parë, një vajzë 3-vjeçare mbeti 2 javë pa kimioterapi.

“Kjo nuk është drejtësia që duam”, përfundon gazetari Stafa reagimin duke e shoqëruar me një video, ku sqaron me detaje të gjithë rastin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat