back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Vota e diasporës mund të kthehet në objekt korrupsioni“/ Vangjel Dule thirrje...

“Vota e diasporës mund të kthehet në objekt korrupsioni“/ Vangjel Dule thirrje minoritet grek

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka dalë në një konferencë për mediat ku dhe ka sqaruar se si do funksionojnë primaret për Diasporën.

Dule fillimisht i bëri thirrje minoritetit grek të votojnë masivisht pasi ky është momenti për të vendosur.

Kryetari i PBDNJ gjithashtu i bëri thirrje KQZ-së që t’i bëjë presion qeverisë që të merret në mënyrë imediate vendimi çdo të ndodhë me dokumentet e identifikimit përtej datës së skadencës.

“Ajo që ka nevojë nga opozita janë vlerat europiane. Primaret janë metoda më demokratike e njohur në vendet me demokraci më të avancuar, Ku kemi një kolicion, disa parti ku secila ka primaret e veta.

Se po të bëhen primaret, së pari dalin kandidatët e partisë më të madhe dhe më pas kandidatët e forcave më të vogla. Janë koalicione, ku çdo parti do ketë listën e hapur”, tha ai, teksa më tej u shpreh se duhet të zgjidhet edhe hallka e fundit e votës së emigrantëve, se kush do të ketë përgjegjësinë për numërimin e votave.

I pyetur lidhur me kandidatët për deputetë, Dula tha se ende nuk ka ende detaje për emrat, por theksoi se PBDNJ ka qarqet preferenciale ku kjo forcë politike ka edhe influencë.

“PBDNJ e di se ku e ka influencën e tij më të madhe, këto janë qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, por edhe Tirana më pak.  Kështu që edhe preferencat do të ishin më të njëjtën renditje, por në një koalicion nuk vendos vetëm. Do të jetë objekt i vendimmarrjes së përbashkët duke marrë parasysh edhe realitetet lokale, sepse kur ke koordinim forcash politike jo gjithmonë ke shumën e votave, diku ke vlerë të shtuar, diku mund të kesh edhe humbje aksidentale”, u shpreh Dule.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat