Liverpool fiton në “frymën e fundit”, ndaj Brentford falë një dopiete të uruguajanit Nunez dhe thellon diferencën me ndjekësit. Skuadra e Arne Slot dominoi gjatë gjithë sfidës skaudrën vendase, por Gakpo, Nunez dhe Salah shpërdoruan raste të mira shënimi.
Megjithatë këmbëngulja e “redsave” do të shpërblehej vetëm në fundin e ndeshjes, teksa në kohën shtesë, protagonist do të shfaqej Darwin Nunez. Fillimisht ai shfytëzoi një passim të saktë nga e djathta të Alexander Arnold, duke goditur saktë Brenda zones, për golin e avantazhit dhe më pas me anë të një kundërsulmi vrasës gjen edhe golin e dytë, që i jep skaudrës së Liverpool një fitore tejet të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit.
Kjo sepse Liverpool u ndihmua edhe nga ndalesa e Arsenal. “Topçinjtë” bëjnë një hara-kiri në Fly Emirates, kur pavarëssiht se ishin në udhëheqje të ndeshjes, pas dy golave, nuk arrijnë të ruajnë avantazhin.
Vendasit realizuan në pjesën e parë me Martinellin si dhe dyfishuan shifrat në minutën e 10 të pjesës së dytë me anë të Haverz. Kur u mendua se Arsenal do të koleksiononte fitoren e radhës, del në pah karateri i skuadrës së spanjollit Unai Emery. Tekniku i Aston Villës, do t’I shkaktonte një suprizë të hidhur ish skuadrës së tijm, teksa do të rivendoste ekuilibrin fillmisht me Tielemans dhe pas 8 minutash me Ollie Watkins, që I harruar në shtyllën e dytë, do të fiksonte shifrat në 2-2.
Havertz do të devijonte saktë topin e goditur nga jashtë zones, për goli e 3, por VAR anulon gjithçka, pasi vihet re se devijimi I gjermanit ishte me dorë, duke anuluar gjithçka. Arsenal provon sërish me Havertz dhe Trossard, por fati nuk është në anëne Londinezëve. Përfundimisht 2-2, me Arsenal që shkon në 44 pikë, 6 më pak se sa Liverpool kryesues.
“Titulli për Arsenalin e Artetës në rrezik”, shkruan Daily Telgraph ditën e sotme, duke paralajmëruar skuadrën londineze, se me këto oshilacione, titulli këtë sezon do të jetë gjithmonë e më larg.