back to top
26.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaPërgatitje për aplikim dhe strategji/ Premtimet e zbrazëta të Qeverisë Kurti për...

Përgatitje për aplikim dhe strategji/ Premtimet e zbrazëta të Qeverisë Kurti për Kosovën në OBSH

“Padyshim do të përgatitemi dhe aplikojmë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë”.

Ishte ky zotimi që bëri kryeministri Albin Kurti kur shpalosi premtimet në fushatën zgjedhore të 2021-ës.

Por, aplikimi në OBSH nuk u bë realitet as tash e katër vjet.

Shkaku i mospërmbushjes së këtij premtimi, pacientëve në vend u mohohen shumë të drejta dhe përfitime.

Premtimin që Kosova të jetë pjesë e kësaj organizate është kujdesur ta përsëris edhe ministri i shëndetësisë në Qeverinë Kurti, Arben Vitia, të cilin e futi në Strategjinë Sektoriale të Shëndetësisë 2025-2030.

“Kosova vazhdon të mos jetë pjesë e mekanizmave të rëndësishëm regjional dhe ndërkombëtarë në fushën e shëndetësisë, edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë për anëtarësim. Përfshirja në iniciativa regjionale dhe bashkëpunimi regjional është parakusht për anëtarësim në procesin e integrimit evropian. Prioritet për Ministrinë do të jetë anëtarësimi në OBSh dhe Rrjetin shëndetësor të Evropës juglindore”, u tha në këtë dokument qeveritar.

MSH-ja pati thënë edhe përmes një deklarate bërë vitin e kaluar se bashkë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë analizuar bazën ligjore të OBSH-së dhe mundësinë e aplikimit për të gjetur një momentum të përshtatshëm.

“Republika e Kosovës synon anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë dhe OBSh. Ministria e Shëndetësisë, me agjencitë e saj, në radhë të parë me IKShPK-në, ka një qasje gjithëpërfshirëse qeveritare dhe multisektoriale për ndërtimin e infrastrukturës ligjore e kapaciteteve sipas standardeve te OBSh-se, ECDC, CDC e organizmave tjerë ndërkombëtar. Përpjekjet janë që të gjitha këto të jenë në përputhje me standardet e OBSh-së, aty ku është e mundur. Së bashku me MPJD kemi analizuar bazën ligjore të OBSh dhe mundësinë e aplikimit në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara, si dhe rrjedhën e ngjarjeve në këtë organizatë për të gjetur një momentum të përshtatshëm”, thanë nga MSH-ja për KosovaPress më 23 shtator të vitit 2024.

Pushteti u kritikua edhe nga opozita për mosaplikimin për anëtarësim në këtë organizatë botërore të shëndetësisë.

Pavarësisht se Kosova nuk është anëtare e OBSH-së, zyra e saj në Kosovë ka qenë e pranishme që nga viti 1998.

OBSH përbëhet nga 194 shtete anëtare. Edhe pse Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara (OKB), ajo mund të aplikojë në agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, sikurse ndodhi me UNESCO-n në vitin 2015. Në Nenin 3 të Kushtetutës së OBSH-së shkruan se “Anëtarësimi në organizatë do jetë i hapur për të gjitha shtetet.” Ndërkaq, Neni 196 i Kushtetutës së OBSH-së përcakton se “Në varësi të kushteve të çdo marrëveshjeje ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës, të miratuar në përputhje me Kapitullin XVI, Shtetet që nuk bëhen Anëtare në përputhje me Nenet 4 dhe 5 mund të aplikojnë për t’u bërë Anëtare dhe do të pranohen si Anëtare kur kërkesa e tyre të miratohet me shumicë të thjeshtë votash të Asamblesë së Shëndetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat