Partia Agrare Ambientaliste me anë të një deklaratë ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me votën e diasporës, si dhe me debatin e fundit mbi përdorimin e dokumentave biometrike të huaja nga personat me nënshtetësi shqiptare në procesin e votimit.
Në deklaratë, thuhet se Partia Agrare Ambientaliste (PAA), është pozicionuar krah Partisë Demokratike dhe kërkesave të tyre, ku kërkohet që:
1. Të votojnë të gjithë ata emigrante shqiptare, të cilëve u kanë skaduar pasaporta dhe kartat biometrike;
2. Të lejohet të votojnë të gjithë ata shqiptarë që kanë nënshtetësi shqiptare, por nuk kanë dokumente biometrike;
PAA arsyeton se përderisa këta shtetas lejhet të hyjën në territorin shqiptar më kartë identiteti të lëshuar nga shteti ku jeton personi, përse të mos lejeohet përdorimi i këtyre dokumentave në procesin e votimit.
Gjithashtu në deklaratë shkruhet se kartat e identitetit të emigrantëve nuk mund të skanohen apo të verifikohen pasi ata nuk do të votojnë në qendra votimi, por do shërbejnë vetëm për të identifikuar personin fizik atë që është në listën e hartuar nga KQZ.
Kërkesat e Partisë Agrare Ambientaliste:
– Zgjatja e vlefshmërisë së përdorimit të dokumenteve biometrike të lëshuara nga shteti shqiptar, deri në ditën e votimit;
– Njohja e dokumenteve biometrike të lëshuara nga shtetet ku ata jetojnë;
– Palët politike të ngrihen mbi interesat partiake e të mundësojnë votën për çdo shqiptar, pavarësisht ku jeton!
Partia Agrare Ambientaliste i bën thirrje çdo force politike për tu ngirut mbi interesat e tyre politikë dhe të mundësojnë një proces real, të drejtë, të barabartë dhe të lirë për votën e qytetarëve, brenda dhe jashtë vendit.