back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoni“Lufta” për furnizimin e jahteve me karburant/ Mali i zi ul tarifat...

“Lufta” për furnizimin e jahteve me karburant/ Mali i zi ul tarifat e naftës

Në harkun kohor 2022-2024, të ardhurat në buxhetin e shtetit nga taksa e karburantit, që aplikohet për mjetet lundruese të luksit është dyfishuar. Ndërsa në vitin 2022 të ardhurat ishin 6.2 milionë euro, në vitin 2024 ato kapin shifrën 12.5 milionë euro. Krahas dyfishimit të të ardhurave në harkun kohor të 2 viteve është rritur me 20% numri i jahteve luksoze, që janë ankoruar në portet shqiptare.

“Për vitin 2024 ka pasur një rritje rreth 20% më shumë sesa në vitin 2023, jo vetë në portin e Durrësit, por në të gjitha portet e Republikës së Shqipërisë. Të ardhurat janë gati 12,5 milionë lekë, 20% më shumë sesa në vitin 2023 kur u mblodhën rreth 10 million euro”, thotë për “News 24” kapiteni i portit Tauland Allka.

Por nga kjo jave, pas publikimit në Fletoren Zyrtare, portet malazeze janë kthyer në konkurent të drejtpërdrejtë të homologëve të tyre shqiptarë, sepse qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ofrojë naftë pa akcizë për jahtet dhe megajahtet, që qëndrojnë 72 orë në ujërat territoriale të vendit fqinjë.

“Mali i Zi, nga data 27 janar, e ka hequr fare akcizën e naftës. I vetmi kusht që ka vendosur është që jahtet që do të prekin portet e këtij vendi do t’u duhet të qëndrojë 72 orë për t’u furnizuar me naftë pa akcizë.”

A do të humbin portet shqiptare konkurueshmërinë me portet malazeze? Testi i provës do të jetë këtë vit, ndërkohë që agjentët detarë janë në pritje të një vendimi nga qeveria Rama. Sinkron

“Ne i konkurojmë portet malazeze me facilitetet që ofrojmë në mënyrë shumë të shpejtë. Furnizimet janë 4-5 herë më të shpejta tek ne sesa në Mal të Zi. Heqja e kësaj takse nga ata besoj se do të ndikojë në uljen e numrit të jahteve, por shoqatat e agjencive detare dhe spedicionerët që merrem kryesisht me shërbimin në fushën e jahteve janë përpjekur dhe po vazhdojnë përpjekjet të bindin qeverinë të heqë këtë taksë. Mbetet në dorën e qeverisë nëse do të marrë ndonjë akt ligjor për të qenë konkurent me Malin e Zi”, thotë kapiteni Allka.

Vitin që lamë pas, megajahte të disa prej miliarderëve më të njohur të botës zgjodhën portin e Durrësit për t’u furnizuar me naftë pa akcizë. Aktualisht 60 cent për një litër karburant është tarifa që ofron Mali i Zi, ndërsa në portet tona një litër kushton rreth 1 euro. Konkurenca mes dy vendeve në fushën e turizmit detar duket se është më e fortë se kurrë. Te njetin shqetesim ngriten kete dillim viti edhe peshkataret e Durresit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat