KreuAktualitetEkonomiaInvestimi në Zvërnec/ Qeveria nuk tërhiqet

Investimi në Zvërnec/ Qeveria nuk tërhiqet

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për planet e Shqipërisë për zhvillimin e turizmit dhe investimet e reja, duke u ndalur veçanërisht te projekti i shumëdiskutuar në Zvërnec.

Gjatë fjalës së tij në samitin e Euronews 2026, Rama tha se investimi në Zvërnec do të vijojë dhe se e vetmja gjë që mund ta ndalojë është vlerësimi shkencor i ndikimit në mjedis.

Sipas kryeministrit, nëse studimet tregojnë se projekti dëmton mjedisin, gabimet do të korrigjohen ose projekti do të ndalet. Në të kundërt, punimet do të vazhdojnë.

“Nëse ndërtimi do të vazhdojë apo jo, kjo do të vendoset jo në rrugë, por në bazë të shkencës. Nëse do të kemi vlerësim të ndikimit në mjedis që na thotë se ku jemi në rregull e ku jemi gabim, do rregullojmë gabimet dhe do vazhdojmë. Nuk e vendos ‘jo, jo!’”, deklaroi Rama.

Ai foli edhe për përzgjedhjen e Zvërnecit nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, për një investim në zonë. Rama hodhi poshtë interpretimet se përzgjedhja e Shqipërisë lidhet me motive politike.

Sipas tij, projekti lidhet me një vizion të ri për turizmin, ku zhvillimi ekonomik duhet të shkojë paralelisht me mbrojtjen dhe rigjenerimin e natyrës.

“Dhëndri i Trump e pa shumë tërheqëse që të investonte në Shqipëri. Ka lidhje për të bërë diçka: turizmin e brezit të ri që duhet të jetë rezultati i zhvillimit me natyrën”, u shpreh kryeministri.

Rama argumentoi se Shqipëria duhet të synojë një model turizmi ku natyra është pjesë qendrore e zhvillimit dhe jo një pengesë për investimet.

“Ideja që natyra do të kujdeset për veten nëse jemi ne aty dhe nuk bëjmë asgjë për të, është krejt e vjetëruar dhe është e pabazë”, tha ai.

Kryeministri shtoi se vendimmarrja për projektin në Zvërnec do të mbështetet te ekspertiza dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis.

Rama bëri të ditur gjithashtu se brenda pak ditësh pritet të bëhet publike ecuria e investimit në Zvërnec, duke e cilësuar këtë si pjesë të transparencës për projektin.

“Edhe njëherë, nëse shkenca thotë mos shkoni aty, do e lëmë. Për pak ditë çdo gjë do të bëhet publike. Ky është niveli më i lartë i transparencës, përmes së cilit kërkojmë që ta bëjmë Shqipërinë transparente”, deklaroi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat