KreuDrejtësiaNën hetim për sekretin shtetëror/ Vlora Hyseni kërkon lirimin në Apel

Nën hetim për sekretin shtetëror/ Vlora Hyseni kërkon lirimin në Apel

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj saj me kërkesë të SPAK.

Hyseni kërkon që Apeli të rrëzojë masën e sigurimit të vendosur nga GJKKO dhe të urdhërojë lirimin e saj.

Ajo po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “nxjerrje e sekretit shtetëror ose të shërbimit” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Sipas dyshimeve të ngritura nga SPAK, ish-drejtoresha e SHISH ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës kur ai ndodhej në kërkim, duke i përcjellë informacione të klasifikuara shtetërore.

Agasi u arrestua më 26 gusht, në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, ku dyshohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

Tashmë do të jetë Gjykata e Posaçme e Apelit ajo që do të shqyrtojë ankimin e Hysenit dhe do të vendosë nëse masa “arrest në shtëpi” do të mbetet në fuqi apo do të ndryshohet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat