back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSportiE ardhmja e Yildiz, takim Giuntoli-Mendes/ Talenti turk mund të largohet për...

E ardhmja e Yildiz, takim Giuntoli-Mendes/ Talenti turk mund të largohet për 100 milionë euro

Kenan Yildiz është e tashmja dhe e ardhmja e Juventusit, por çdo gjë ka një çmim. Playmakeri turk, ndër më të mirët në sezonin e bardhebluve, nuk është në merkato. Megjithatë, një ofertë e “çmendur”,  mund të ndryshojë skenarin në verë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, agjenti portugez Jorge Mendes është takuar me takuar me drejtorin Giuntoli dhe familjen e Yildiz-it, për të folur për të ardhmen e futbollistit. Nëse do të vinte një propozim prej rreth 100 milionë, “Zonja e Vjetër” do ta merrte në konsideratë.

Një klub i madh që ndjek me interes situatën e lojtarit është Manchester City, me kampionët e Anglisë që janë të gatshëm të shpenzojnë para.

19-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 4 gola, ndërsa ka dhuruar 2 asiste.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat