Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mërgim Vojvoda u largua nga Torino për t’u bashkuar me Comon. Trajneri i Comos, Fabregas, në një intervistë të dhënë së fundmi, vlerësoi në maksimum mbrojtësin shqiptar.
“Mërgimi sjell përvojë, këmbëngulje dhe qëndrueshmëri në mbrojtje në skuadrën tonë. Aftësia e tij për të operuar në role të shumta mbrojtëse dhe përvoja e tij në Serie A do të jenë të paçmueshme ndërsa ne vazhdojmë ta forcojmë vijën tonë defanzive”, deklaroi Fabregas. Vojvoda ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.



