back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 18 Mars, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizJustin Bieber shqetëson fansat/ Këngëtari poston tekstin enigmatik në Instagram

Justin Bieber shqetëson fansat/ Këngëtari poston tekstin enigmatik në Instagram

Justin Bieber ka shkaktuar sërish shqetësim te fansat e tij me një postim enigmatik në Instagram, ku ka folur për vështirësitë në menaxhimin e emocioneve. Këngëtari ndau një tekst në Instagramin e tij, të shoqëruar nga kënga melankolike e SZA “I Hate U”, e cila përforcoi shqetësimet për shëndetin e tij mendor.

“Gjithmonë më kanë thënë që në fëmijëri të mos urrej, por kjo më bëri të mendoj se nuk po më linin ta ndjeja, kështu që nuk i thashë askujt që e ndjeva”, ka shkruar Justin Bieber teksa shton: “Më bëri të mendoj se po mbytesha dhe se isha i pasigurt për ta pranuar atë. Unë mendoj se ne mund ta luftojmë urrejtjen vetëm kur e pranojmë fillimisht se ajo ekziston. Si të mos ndjejmë urrejtje nga gjithë kjo goditje që kemi përjetuar?”.

Bieber Justin
Bieber Just

Ky postim vjen pak ditë pas një tjetër mesazhi personal të shpërndarë në Instagram, ku ai zbuloi se ndihet jo rehat shumicën e ditëve , duke thënë se përjeton “sindromën e mashtruesit” për shkak të famës së papritur që ka fituar. Kujtojmë se bashkëshortja e Justin, Hailey dhe vetë këngëtari pretendohet se po kërkojnë të transferohen në Evropë për të dalë nga Hollywood-i dhe për të forcuar më shumë lidhjen e tyre, mes thashethemeve për problemet martesore.

Një burim që pretendon se u kontaktua nga çifti për t’u gjetur atyre një shtëpi evropiane është shprehur për “US Sun” se ata po kërkojnë të largohen nga vendi për të kaluar pak kohë larg vëmendjes, shkruan Page Six.

“Ata duan të shijojnë një jetë më të thjeshtë,” tha burimi. Burimi gjithashtu vuri në dukje se çifti shpreson të ketë “një ritëm më të ngadaltë të jetës për t’u rilidhur në një mjedis të qetë”.

Burimi, i cili u identifikua si sekser, tregoi se jetët e tyre në sytë e publikut, të cilat kohët e fundit i janë nënshtruar një shqyrtimi të ashpër pasi fansat kanë vënë në dyshim disa nga sjelljet “e çuditshme” të Justin-it, e ka bërë Justin të shprehë interesin për të jetuar potencialisht jashtë Amerikës së Veriut për pjesën më të madhe të vitit. “Ata na thanë se duan të shkëputen,” përfundoi sekseri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat