back to top
32.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetZyrtarët amerikanë rikthehen në SPAK/ Berisha shfaqet dyshues

Zyrtarët amerikanë rikthehen në SPAK/ Berisha shfaqet dyshues

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë në Shqipëri pranë institucioneve të posaçme.

Berisha e quajti SPAK-un prokurori politike dhe u shpreh i bindur se Donald Trump nuk e mbështet.

“Por unë mund të pohoj edhe njëherë se një prokurori politike nuk legjitimohet kurrë në një vend. Skapi kështu siç është, vendi që ndëshkon më rëndë korrupsionin sot është Kina.

E ka ligjin e dënimit me vdekje, por prokuroria kineze dënon edhe për motive politike. Ata të cilët pranojnë një prokurori si krah politik, nuk besoj kurrë se presidenti Donbald Trump që po atakon shndërrimin e drejtësisë në armë politike, mbështet një gjë të tillë. Jo, kurrë ai nuk e mbështet“-tha Berisha.

Deklarata e kryedemokratit:

Unë nuk mund të pohoj këtë. Unë mund të pohoj këtë si një përpjekje për të luftuar korrupsionin, por unë mund të pohoj edhe njëherë, se një prokurori politike nuk legjitimohet kurr në një vend.
Besoj se, Skapi kështu siç është, ka faktuar shqiptarëve dhe botës se është një kah i armatosur politik i drejtësisë i Edi Ramës. Meqënëse e shtron këtë çështje theksoj: vendi që ndëshkon më rëndë korrupsionin sot, nga ato që lexoj unë, është Republika Popullore e Kinës. Në Kinë e kanë ligjin dënim me vdekje. Dhe e vërteta është që ekzekutohen për korrupsion.
Por, prokuroria kineze dënon dhe ndëshkon dhe për motive politike. Dhe ata të cilët pranojnë një prokurori si krah politik, unë nuk besoj kurrë se Presidenti Donald Trump, që po atakon me forcën më të madhe, pikërisht shndërrimin e drejtësisë në armë politike, ose mbështet një gjë të tillë. Jo! Kurrë, ai nuk e mbështet.
E mbështetën më parë, po e provoi dhe vetë me Letezian, Alen Bragun, e provoi vet se çfarë janë prokurorët politikë. Ndaj dhe jo, nuk kam asnjë lloj shqetësimi për atë qëllim që e imagjinon ti. Jo, nuk mund të jetë kjo një përkrahje për prokurorinë politike.
Një gjë duhet të dish. Ka shumë dosje për qeveritarët, të cilat lidhen në një mënyrë ose një tjetër. Dosja McGonigal nuk është pak. Mos e merr të thjeshtë. A e dëgjove ti presidentin, fjalimin që mbajti për këto çështje? Për ne është normal..

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat