back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizKim Kardashian synon të marrë licencën e avokatisë

Kim Kardashian synon të marrë licencën e avokatisë

Kim Kardashian po i afrohet gjithnjë e më shumë qëllimit të saj për t’u bërë avokate në Kaliforni.

Së fundmi, ajo iu nënshtrua një testi të rëndësishëm ligjor (MPRE), i cili është i nevojshëm për të vijuar rrugëtimin e saj në këtë fushë.

Pas kalimit të “baby bar” në 2021, ajo synon të marrë licencën e avokatisë deri në 2026, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Kim po përballet me një përplasje ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West.

Ajo po shqyrton mundësinë e ndryshimit të marrëveshjes së kujdestarisë për katër fëmijët e tyre, pas publikimit të një kënge nga Kanye, ku përfshihet vajza e tyre North, pa miratimin e saj.

Pavarësisht përpjekjeve për një zgjidhje paqësore, Kanye publikoi këngën, duke shkaktuar tensione të reja.

Ai e ka akuzuar Kim për kufizimin e të drejtave të tij prindërore, ndërsa ajo synon të mbrojë fëmijët nga veprimet e tij të paparashikueshme.

Sipas burimeve, prioriteti kryesor i Kim-it mbetet mirëqenia dhe siguria e fëmijëve të saj. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat