KreuDrejtësiaDyshimet për përgjime nga BKH/ Çfarë fshihet pas transferimit të Veliajt në...

Dyshimet për përgjime nga BKH/ Çfarë fshihet pas transferimit të Veliajt në Fier?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Gazetarja Anila Hoxha ka ngritur dyshime se transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit mund të jetë bërë për arsye që shkojnë përtej kapaciteteve të institucioneve të vuajtjes së dënimit.

E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, me moderatore Fiori Dardhën, Hoxha tha se sipas informacioneve jozyrtare që disponon, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) mund të ketë pasur të dhëna nga përgjime të caktuara, të cilat mund të kenë ndikuar në vendimin për transferimin e Veliajt.

Sipas gazetares, dyshimet lidhen me një çështje që mund të ketë qenë në procedim nga BKH dhe SPAK. Ajo përmendi edhe faktin se vendimi për transferimin është firmosur nga drejtuesja e sistemit penitenciar, zonja Bodo, menjëherë pasi mori detyrën.

“Ka dyshime se Erion Veliaj është transferuar nga burgu i Durrësit në atë të Fierit jo vetëm për shkak të kapaciteteve të burgut. Bëhet me dije se, me shumë mundësi, BKH-ja mund të ketë pasur të dhëna dhe të ketë kryer përgjime të caktuara, pas të cilave, menjëherë sapo ka lëvizur nga BKH, zonja Bodo ka vendosur të firmosë transferimin”, u shpreh Hoxha.

Gazetarja sqaroi se nuk ka informacion të plotë mbi natyrën e këtyre përgjimeve dhe nëse ato janë kryer drejtpërdrejt ndaj Veliajt apo në mënyrë ambientale ndaj personave të tjerë, në bisedat e të cilëve mund të jetë përmendur emri i tij.

Megjithatë, ajo i cilësoi informacionet si të besueshme, duke theksuar se burimet nga të cilat i ka marrë janë të sigurta.

Në emision, Hoxha foli edhe për kushtet e paraburgimit të Veliajt dhe të drejtat që ai gëzon pas transferimit në Fier.

Sipas saj, kryebashkiaku ka të drejtë të takojë familjarët dhe avokatin mbrojtës, në përputhje me ligjin për të paraburgosurit. Në rrethin e familjarëve që mund ta vizitojnë përfshihen bashkëshortja, nëna dhe vëllai.

Hoxha bëri të ditur se pas transferimit në Fier, Veliaj është takuar me bashkëshorten, ndërsa personi që e viziton çdo ditë është nëna e tij, e cila i dërgon edhe ushqime.

Sipas gazetares, Veliaj refuzon vaktet standarde të ofruara nga burgu, një praktikë që, siç tha ajo, ndiqet edhe nga të paraburgosur të tjerë, të cilët preferojnë të marrin ushqim nga familjarët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat