back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetNuk mjaftuan 1.3 milion euro nga KQZ/ Qeveria shpërndan edhe 150 milionë...

Nuk mjaftuan 1.3 milion euro nga KQZ/ Qeveria shpërndan edhe 150 milionë lekë për partitë politike

Një javë para hapjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, Këshillit i Ministrave ka marrë një vendim për të shpërndarë një fond prej 150 milionë lekësh për të mbështetur partitë politike në organizimin e takimeve dhe tubimeve elektorale.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, 4 Prill 2025, është miratuar shtimi i këtij fondi në programin “Mbështetje për Partitë Politike” që do të përdoret për fushatën zgjedhore.

Paratë do të shpërndahen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), por sipas një vendimi, fondi nuk do të shpërndahet njëlloj për të gjitha partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje.

Efekti financiar i këtij vendimi do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave për vitin 2025, i miratuar për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave dhe KQZ-ja, që do të sigurojnë shpërndarjen e duhur të këtyre fondeve për subjektet zgjedhore.

Ky shtesë fondi synon të mbështesë partitë politike në organizimin e aktiviteteve elektorale dhe është pjesë e përpjekjeve për të siguruar një proces zgjedhor sa më të organizuar dhe të transparencishëm.

Kujtojme se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë 1.3 milion euro fonde publike për partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

PS, si forca politike më e madhe në vend, do të përfitojë mbi 65 milionë lekë të reja, ndërsa PD, forca kryesore opozitare do të arkëtojë 44.8 mln lekë. Pjesa tjetër e fondeve do të ndahet për Partinë e Lirisë 9 mln lekë, PSD-në 3 mln lekë, PR 2.6 mln dhe PDIU 1.7 milionë lekë.

Vendimi:

  1. Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
  2. Efekti financiar, i parashikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025.
  3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat