back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuSportiVlerësim për Tedi Carën/ Ish-lojtari i Partizanit merr çmimin në Ukrainë

Vlerësim për Tedi Carën/ Ish-lojtari i Partizanit merr çmimin në Ukrainë

Tedi Cara është vlerësuar si lojtari më i mirë i ekipit ukrainas të Oleksandrisë, për muajt shkurt dhe mars. Vetë klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi të Carës, ku mbante trofeun indivual në duar.

“Cara u vlerësua si lojtari më i mirë i ekipit për muajt shkurt-mars”- shkruan klubi.

Ish-sulmuesi i Partizanit po luan ndeshjet e para me këtë skuadër, teksa deri më tani numëron 1 asist në 6 ndeshje. Ai u transferua te Oleksandria nga të kuqtë, për të nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat