KreuLifestyle / ShowbizVan Damme mohon akuzat për skandalin seksual në Kanë: “Thashethemet janë absurde...

Van Damme mohon akuzat për skandalin seksual në Kanë: “Thashethemet janë absurde dhe të pabaza”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Aktori i njohur i filmave aksion, Jean-Claude Van Damme, ka mohuar me vendosmëri akuzat për përfshirjen e tij në marrëdhënie seksuale me pesë gra rumune, të dyshuara si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.

Deklarata e tij erdhi disa ditë pasi televizioni rumun Antena 3 raportoi se ndaj aktorit është bërë një kallëzim penal në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani (DIICOT). Sipas denoncimit, Van Damme dyshohet se ka pasur kontakte seksuale me pesë gra të shfrytëzuara nga një rrjet kriminal i drejtuar nga Morel Bollea.

Përmes përfaqësuesit të tij, Patrick Govek, aktori ka reaguar në një prononcim për revistën People:
“Jemi informuar mbi disa raportime që përmendin një aferë të supozuar gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, në të cilën përfshihet z. Jean-Claude Van Damme. Këto ngjarje janë qesharake dhe nuk ekzistojnë. Z. Van Damme nuk dëshiron të komentojë apo të kontribuojë në përhapjen e këtyre thashethemeve, të cilat janë absurde dhe plotësisht të pabaza,” thuhet në deklaratë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat