back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuShëndetiShkaktarët e anemisë/ Gjakderdhja dhe ushqimi i varfër

Shkaktarët e anemisë/ Gjakderdhja dhe ushqimi i varfër

Jo rrallë ndiheni të lodhur, ndërsa nuk keni ndonjë arsye për këtë. Kur i keni bërë për herë të fundit analizat e gjakut?

Ndoshta shkaktar i lodhjes suaj është anemia, përkatësisht numri i zvogëluar i rruazave të kuqe të gjakut. Kjo, megjithatë, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Për këtë arsye vizitojeni mjekun dhe kontrollojeni pasqyrën e gjakut!

Gjendja paralajmëruese

Mjekët tërheqin vërejtjen në faktin që anemia zbulohet vështirë. Pse? Për shkak se simptomat e para të anemisë janë shumë të buta dhe mund të përzihen me simptomat e sëmundjeve tjera. Është shumë e rëndësishme që ta dini që anemia nuk është sëmundje, por gjendje e cila paralajmëron në ekzistimin e ndonjë sëmundjeje, ose çrregullimi në të ushqyer.

Për ata që janë më pak informuar, kur bëhet fjalë për aneminë, tejet të rëndësishme janë eritrocitet. Gjaku, në fakt, përbëhet nga rruazat e kuqe të gjakut – eritrocitet, rruazat e bardha të gjakut – leukocitet, pllakat e gjakut – trombocitet, të cilat qarkullojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Eritrocitet janë të rëndësishme, sepse e përmbajnë proteinën e kuqe të pasur me hekur, hemoglobinën, e cila e transferon oksigjenin nga mushkëritë deri te të gjithë muskujt dhe organet e organizmit tonë.

Personat anemikë kanë pak eritrocite, ndërsa numri i vogël i eritrociteve përmban edhe pak hemoglobinë, ndërsa si shkak i kësaj reduktohet rrjedhja e oksigjenit në tru, zemër dhe muskuj. Kur ndodh kjo njeriu ndien lodhje mendore dhe fizike, transmeton Telegrafi.

Duke pasur parasysh se është reduktuar numri i eritrociteve, zemra punon më shpejt, në përpjekje që me rrjedhje më të shpejtë të gjakut ta kompensojë mungesën e oksigjenit në gjakun e varfër sa u përket eritrociteve.

Shkaktarët e anemisë mund të jenë të shumëfishtë, humbja e gjakut për shkak të sëmundjeve të veshkave, nyjeve, organeve për formimin e gjakut…

Fajtore janë edhe ilaçet

Aneminë mund ta shkaktojnë edhe efektet e padëshirueshme të disa llojeve të ilaçeve, ushqimi i varfër, të cilit i mungojnë vitaminat, e veçanërisht mineralet, më së shumti hekuri. Kur ndodh kjo, personi ndihet sikur ta ketë shkelur treni. Nuk ka fuqi jetësore dhe investon shumë mund për t’i kryer madje edhe obligimet më të thjeshta të përditshme.

Simptomat e anemisë janë lodhja, përgjumja, marramendja, zbehja e lëkurës, mishit të dhëmbëve, thonjve dhe shuplakave, puna e shpejtuar e zemrës, ndjenja e të ftohurit, veçanërisht të ekstremiteteve, pikëllimi, depresioni, çrregullimi i gjumit dhe humbja e oreksit.

Për shkak se simptomat mund të përzihen lehtë me simptomat e sëmundjeve të tjera, është e rëndësishme që të bëhet analiza e gjakut.

Kurrë mos e merrni hekurin me qumësht

Shmangeni marrjen e hekurit me qumësht, sepse kalciumi parandalon absorbimin e tij. Është më mirë ta pini me lëng të pasur me vitaminë C, do të absorbohet më lehtë. Hekuri mund të shkaktojë konstipacion ose diarre, konsultohuni me mjekun.

Si ta ndihmoni veten?

Kontrollojeni rregullisht gjakun dhe përmirësojeni kualitetin e ushqimit. /Telegrafi

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat