KreuShëndetiThyen xhamat e tre ambulancave gjatë protestave/ Urgjenca ngre alarmin

Thyen xhamat e tre ambulancave gjatë protestave/ Urgjenca ngre alarmin

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas publikimit nga JOQ Albania të pamjeve të një ambulance me xham të thyer, i cili ishte mbuluar përkohësisht me një batanije termike.

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Urgjenca Kombëtare ka kundërshtuar mënyrën se si është paraqitur ngjarja, duke pretenduar se dëmtimi i ambulancës ka ndodhur gjatë protestave studentore në Tiranë.

Sipas institucionit, gjatë protestave janë dëmtuar tre ambulanca të Urgjencës Mjekësore, të cilave u janë thyer xhamat dhe u janë shkaktuar dëmtime të tjera nga demonstruesit.

Urgjenca pretendon se sulmet ndaj mjeteve mjekësore ndodhën në një klimë dezinformimi, pasi në rrjetet sociale u përhapën pretendime se ambulancat po transportonin gaz lotsjellës. Institucioni thotë se i ka përgënjeshtruar disa herë këto lajme, duke sqaruar se mjetet ndodheshin në terren vetëm për të ofruar ndihmë mjekësore për qytetarët dhe protestuesit.

Sipas reagimit, ambulancat janë ndaluar, kontrolluar dhe sulmuar, ndërsa personeli mjekësor është përballur me situata të papranueshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Qendra Kombëtare e Urgjencës pranon se xhami i thyer duhet të zëvendësohet sa më shpejt dhe se mbulimi me batanije termike është vetëm një zgjidhje provizore, por thekson se duhet të bëhet e ditur edhe arsyeja e dëmtimit të mjetit.

Institucioni i ka bërë thirrje mediave të tregojnë kujdes në raportimin e rasteve të tilla dhe të mos i shkëpusin ngjarjet nga konteksti, duke paralajmëruar se dezinformimi mund të nxisë dhunë ndaj personelit shëndetësor dhe mjeteve të urgjencës.

Në reagim theksohet se çdo ambulancë e dëmtuar përbën një mjet më pak në dispozicion për t’iu përgjigjur rasteve emergjente dhe se pengimi i tyre mund të vonojë ndihmën për pacientët.

“Ambulanca nuk është armiku i askujt. Ajo është aty për të shpëtuar jetën e kujtdo, pa dallim bindjeje politike”, thuhet në reagimin e Urgjencës Kombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat