Jennifer Lopez ka rrëmbyer vëmendjen në Çmimin e Madh të Formula 1 në Jeddah të Arabisë Saudite, ku u shfaq me një kostum lëkure ngjyrë rozë të ngushtë, që theksonte format e saj perfekte. Ylli 55-vjeçar u shfaq e mahnitshme dhe plot vetëbesim në paddocks, pak para performancës së saj të shumëpritur në skenën e Jeddah Corniche Circuit të shtunën.
E kombinuar me taka të larta, syze rozë dhe flokë të kapur bisht, veshja e Jennifer-it përfshinte detaje me zinxhirë në pjesën e përparme dhe të pasme, duke i dhënë një prekje rockstar pamjes së saj.
E buzëqeshur dhe e çlirët, Lopez u fotografua duke biseduar me CEO-n e Formula One Group, Stefano Domenicali. Kjo ishte paraqitja e saj e parë në një event të F1 pas plot njëmbëdhjetë vitesh, që nga pjesëmarrja e saj në Çmimin e Madh të Singaporit në vitin 2014.
Pak orë para performancës, ajo ndau edhe një set fotosh në Instagram, duke treguar për ndjekësit stilin e saj të veçantë dhe përkushtimin ndaj eventit.
Jennifer u bashkua në skenë nga artistë si Party Next Door, Major Lazer dhe Usher, duke dhuruar një spektakël të paharrueshëm. Çmimi i Madh i Jeddah nisi më 18 prill dhe përfundoi më 20 prill, në fundjavën e Pashkëve, duke shënuar vitin e pestë që mbahet kjo garë në Arabinë Saudite.
Ndërkohë, J.Lo po kalon një periudhë jashtëzakonisht të ngarkuar profesionale: aktualisht është në xhirimet e filmit Office Romance në Brooklyn, ndërsa në verë pritet të ngjitet në skenë për koncerte në kuadër të Pride dhe turneve verore në qytete të ndryshme.