Dështon raundi i parë për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH. Asnjë prej 5 kandidatëve nuk ka arritur që të marrë 7 vota ose 3/5 e votave për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i RTSH.
Si u votuan kandidatët?
Eni Vasili 5 Vota
Xhoi Jakaj 2 Vota
Engjëll Musai 2 Vota
Ermal Hoxha 1 Votë
Flamur Buçpapaj 1 Votë
Në total ishin 12 kandidatë në garë, ndërkohë që të premten në orën 10:00 Këshilli Drejtues i RTSH do të zhvillojë raundi tjetër, ku do të hidhen në votim 3 emrat më të votuar, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.