back to top
28.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetGrusht në KZAZ për një votë/ Sekretari: Më sulmuan pas debatit për...

Grusht në KZAZ për një votë/ Sekretari: Më sulmuan pas debatit për PS-në

Sekretari i KZAZ 30 në Kashar,  Remzi Mehmeti  ka treguar për mediat si nisi sherri, ku disa persona u futën brenda perimetrit ku bëhet numërimi dhe e goditën me grusht.

Sipas tij, vota e kontestuar i përkiste  Orlando Rakipit të Partisë Socialiste.

Sekretari thotë se nuk i kishte identifikuar personat, por theksoi se kishte bërë kallëzim dhe ia ka lënë në dorë policisë.

“Kishte një votë të pa kontestuar dhe vëzhguesit në këtë rast, e kontestoi me shumë forcë. Unë u afrova dhe i thashë qetësohuni, do ta shohim votën dhe do të kthejmë përgjigje. Ata filluan të ngrenë zërin dhe të ofendojnë. I thashë që do marr masa për tiu larguar nga KZAZ. Ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe më pas pamjet ju i keni parë.

Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Ishte votë e PS dhe normalisht duhet të ishin njerëzit e tij. Në ishim vetëm për ta vlerësuar”, tha sekretari i KZAZ, Remzi Mehmeti .

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat