Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Arrigo Sacchi analizoi sezonin e Milanit. Sachi u shpreh se klubi ka bërë disa gabime, të cilat i ka paguar shtrenjtë.
“Klubi vjen para çdo gjëje tjetër, madje edhe para trajnerit dhe lojtarëve të tjerë”.
“A mendoni se Milani i sotëm ka një vizion të qartë si klub? Për mua, sigurisht që nuk duket kështu. Ata po lëvizin verbërisht dhe duke vepruar kështu, janë të destinuar të përplasen në një mur”.
“Zyrtarizimi i Fonsecas- Drejtuesit ekzekutivë që morën këtë vendim bënë një gabim serioz. Në gjysmën e sezonit, ata menduan se ishte më mirë të tërhiqeshin dhe t’ia linin stolin Conceicaos. Mendoj se ai është më pak fajtor pasi e gjeti veten duke punuar në kaos të plotë. Në fund, do ta shihni se ai do të jetë ai që do të paguajë çmimin sepse ky është një nga rregullat e vjetra dhe absurde të futbollit. Hiqeni qafe trajnerin dhe gjithçka do të rregullohet”.



