KreuAktualitetRajoniTrazira në burgjet e Korfuzit, të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë i vënë...

Trazira në burgjet e Korfuzit, të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë i vënë flakën dyshekëve

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Disa trazira shpërthyen të martën në mëngjes në burgjet e Korfuzit, kur të burgosurit refuzuan të hynin në qelitë e tyre.

Ata madje i vunë flakën dyshekëve, por zjarri u shua pas një kohe të shkurtër falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Grupet e të burgosurve georgjianë dhe shqiptarë, që po mbaheshin në qelitë A dhe Z, ishin ata që nisën incidentet. Sipas informacioneve, ata protestuan për kontrollin e kryer disa ditë më parë në qelitë e tyre, gjatë të cilit u gjetën telefona celularë.

Në burgun e Korfuzit për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen ndodhen drejtori i policisë së ishullit dhe dy negociatorë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat