Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi ndryshime në parti dhe qeveri.
Duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe, u shpreh ai gjatë fjalës para deputetëve socialistë.
“Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe.
Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri.
Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt”, tha ai.



