back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaKundërshtohet shkalla e parë e Vettingut/ Kërkohet shkarkimi i prokurores  së Vlorës

Kundërshtohet shkalla e parë e Vettingut/ Kërkohet shkarkimi i prokurores  së Vlorës

Komisionerja Publike, Irena Nino ka ankimuar vendimin e KPK-së, shkallës së parë të Vettingut për prokuroren , Flora Çela.

Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që konstatuan se shkeljet e gjetura në kriterin e profesionalizmit nuk mund të korrigjoheshin me rishkollim në Shkollën e Magjistraturës.

Prokurorja Çela u pezullua nga detyra më 17 tetor 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi mangësi në kriterin profesional, por që u vlerësuan se mund të plotësoheshin duke ndjekur rishtazi programin e trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës. Më 23 shtator ajo u konfirmua në detyrë nga Komisionit. Kryesuesi i trupës së KPK, Lulzim Hamitaj lexoi raportin e Shkollës së Magjistraturës, sipas të cilit subjekti ka arritur rezultate të mira duke i tejkaluar mangësitë profesionale. Për rrjedhojë u vendos dhe konfirmimi i saj në detyrë.

Flora Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punon prej asaj kohe si prokurore në Prokurorinë e Vlorës.

Por, ONM vlerësoi se Çela duhet të shkarkohet nga detyra për shkak të mangësive profesionale në disa raste, të cilat nuk mund të korrigjohen me ndjekjen e Shkollës së Magjistraturës. Vëzhguesit ndërkombëtarë i kërkuan Komisionerit Publik që të apelojë vendimin e KPK për konfirmimin e Çelës, shkruan Birn.

Komisionerja Nino, ashtu si ONM, vlerëson se rrethanat e rezultuara nga hetimi administrativ lidhur me aftësinë profesionale të subjektit të rivlerësimit, janë të tilla që nuk mund të korrigjohen përmes programit njëvjeçar të edukimit të Shkollës së Magjistraturës.

“Subjekti i rivlerësimit, i gjendur në situatat e mësipërme të shkeljes së ligjit, ka një model pune, që nuk pajtohet me pozicionin e tij dhe nuk arrin të përmbushë kriteret kushtetuese për arritjen e një niveli kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, duke u gjendur në kushtet e parashikuara nga neni E, pika 4 e aneksit të Kushtetutës”, shprehet Nino në ankim.

Sipas Komisioneres, rrethanat e konstatuara do të përbënin mjaftueshëm një bazë të dhënash mbi të cilën mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit ka shkelur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë, edhe sikur të mos ekzistonin rrethanat që bëjnë të mundur aplikimin e përcaktimit ligjor për papërshtatshmëri profesionale.

Pasi analizon çështjet në të cilat janë evidentuar mangësitë profesionale, Nino kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores Flora Çela.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat