back to top
6.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetPolitikaProtesta/ Berisha thirrje qytetarëve: T’i marrim frymën këtij regjimi

Protesta/ Berisha thirrje qytetarëve: T’i marrim frymën këtij regjimi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur organizimin e nesërm tubim si një hap drejt fitores.

Kreu i  PD, tha se asnjë forcë në botë nuk mund ta ndalojë opozitën për të arritur qëllimet e veta.

Beteja nesër është etapa tjetër drejt fitores. Është përpjekje e madhe e demokratëve për ti përcjellë mesazhin Edi Ramës dhe bandave të tij se nuk ka forcë në botë që të në mposhtë ne në misionin tonë për rikthimin e votës së lirë, me qeveri teknike për zgjedhje të lira, për ndryshimin e pushtetit, për rikthimin në Shqipëri të lirive, të drejtave, dinjitetit të qytetarëve shqiptarë. Për rikthimin në Shqipëri të një drejtësie që qëndron në ligj dhe kushtetutë dhe jo si organizatë kriminale e marrë peng nga Edi Rama. Me betejën tonë ne duam dhe do arrijmë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit, shpresës dhe rrugën e zhvillimit. Cdo demokratë duhet të bëjnë gjithçka për ti nxjerrë jetën këtij regjimi të pashpirt, për ti marrë frymën, për ti shkurtuar ditët dhe për të ecur të sigurt drejt fitores”, tha kreu i PD.

Berisha i ka drejtuar një paralajmërim kryeministrit Rama, gjithashtu dhe ministrit të brendshëm Hoxha dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për të mos provokuar protestuesit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat