back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaPublikoi videon nga atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Halit Valteri thirret në...

Publikoi videon nga atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Halit Valteri thirret në SPAK

Ish-deputeti Halit Valteri është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Valteri është thirrur në SPAK për të dëshmuar në procesin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Thirrja e tij në SPAK vjen pasi në atë kohë Valteri ka bërë disa deklarata dhe ka publikuar disa pamje.

Në qershor të 2020-ës, një ditë pasi publikoi videon, Valteri dëshmoi për dy orë në SPAK për informacionet që dispononte me këtë ngjarje.

“Kam dhënë deponimin tim pranë prokurorit Altin Dumani, presim përfundimin e hetimeve. Nuk na e mbyllën gojën, por do të zbatojmë ligjin. Deklaratat që kam bërë në Kuvend dhe në media i qëndroj, nuk e di nëse do thërritem sërish në SPAK. Duhet të sqaroja të gjitha informacionet që kisha”, deklaroi asokohe Valteri.

Ndërkohë në orët në vijim priten më shumë detaje për të kuptuar se për çfarë konkretisht është thirrur Valteri në SPAK dhe çfarë ka dëshmuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat