back to top
30.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetNga fushata në zyrë/ Ina Majko, zëvendësministre me bekimin e Ramës

Nga fushata në zyrë/ Ina Majko, zëvendësministre me bekimin e Ramës

Kryeministri Edi Rama me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, ka emëruar zëvendësministre te Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ina Majkon.

Emërimi vjen pas zotimit të Ramës në maj, ku kishte deklaruar se, edhe nëse Ina Majko nuk do të siguronte mandat si deputete, ajo do të përfshihej në qeveri për të përfaqësuar komunitetin që përfaqëson dhe për të kontribuar në politikat sociale.

Vendimi zyrtar i Këshillit të Ministrave është publikuar sot dhe thuhet:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:
Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren Zyrtare’.”

Emërimi i Ina Majkos shihet si një hap i rëndësishëm për përfshirjen dhe përfaqësimin e komuniteteve rom dhe egjiptian në nivelin e lartë të administratës shtetërore. Majko, e cila është aktiviste dhe juriste me eksperiencë në çështjet e të drejtave të njeriut, pritet të fokusohet në politikat e mbrojtjes sociale dhe aksesit në shërbime shëndetësore për grupet në nevojë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat