back to top
33.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuDrejtësia3 milionë lekë i dhanë lirinë/ Gjykata liron Jamarbër Malltezin

3 milionë lekë i dhanë lirinë/ Gjykata liron Jamarbër Malltezin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur sot heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas vendimit të gjykatës, Malltezi do të lirohet nga kufizimi i lëvizjes në banesë, kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh, të depozituar nga vetë i pandehuri.

Masa e re e sigurisë parashikon që ai të jetë i lirë, por me detyrimin për t’u paraqitur para autoriteteve gjyqësore sipas kërkesës. Vendimi vjen ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë në kuadër të një dosjeje për shpërdorim detyre dhe pastrim parash, e lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

SPAK nuk ka reaguar ende nëse do ta apelojë vendimin. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet procesi në javët në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat