back to top
33.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaMë shumë kredi, më pak fuqi?/ Çfarë ndodhi me bankat në 2024

Më shumë kredi, më pak fuqi?/ Çfarë ndodhi me bankat në 2024

Bankat vijojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, megjithatë për vitin 2024 është shënuar një rënie e lehtë e peshës së tyre ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Sipas Raportit të Mbikëqyrjes Financiare të Bankës së Shqipërisë, aktivet e sistemit bankar përbëjnë 90.44% të PBB-së, duke konfirmuar se përmasa e sistemit bankar shqiptar është thuajse e barabartë me madhësinë e gjithë ekonomisë. Megjithatë, ky tregues ka rënë me 1.56 pikë përqindje krahasuar me vitin 2023, duke reflektuar një ulje të pasurisë bankare në raport me rritjen e përgjithshme ekonomike.

Përkundër kësaj, kreditimi në ekonomi është zgjeruar. Raporti i kredive ndaj PBB-së është rritur me 1.42 pikë përqindje, duke treguar se portofoli i kredive është rritur më shpejt se vetë ekonomia.

Po ashtu, raporti kredi/depozita është rritur ndjeshëm në 49.55% në fund të vitit 2024, nga 46.07% një vit më parë. Kjo do të thotë se për çdo 100 lekë depozita, bankat kanë dhënë mesatarisht 49.5 lekë kredi, një shifër që sinjalizon aktivizim më të lartë të fondeve në funksion të kreditimit.

Depozitat e klientëve mbeten burimi kryesor i financimit për sistemin bankar, duke përbërë 80.5% të totalit të pasiveve. Gjatë vitit 2024, struktura e depozitave ka reflektuar:

Rritje të depozitave me afat,

Zgjerim të llogarive rrjedhëse,

Rritje më të moderuar të depozitave pa afat.

Ky ndryshim strukture është ndikuar edhe nga normat e interesit dhe politikat monetare që favorizojnë depozitimin afatgjatë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat