back to top
21.5 C
Tirana
E diel, 19 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetPas mbledhjes me Ramën/ Kryebashkiakët e PD, u drejtohen ndërkombëtarëve: Rama po...

Pas mbledhjes me Ramën/ Kryebashkiakët e PD, u drejtohen ndërkombëtarëve: Rama po shkel autonominë lokale

Edhe pse morën pjesë në mbledhjen 7-orëshe të zhvilluar të premten në Durrës me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakët e Partisë Demokratike kanë ngritur një alarm ndërkombëtar për, siç e quajnë ata, “uzurpimin e pushtetit vendor nga qeveria qendrore”.

Përmes një letre drejtuar Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe ambasadave të huaja, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë – që përfaqëson bashkitë opozitare – akuzon Kryeministrin Rama për cenim të rëndë të autonomisë lokale dhe shkelje të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

“Kryeministri shqiptar, i paaftë t’u japë zgjidhje problemeve që ai vetë ka shkaktuar, po përpiqet të hedhë përgjegjësinë mbi pushtetin vendor,” thuhet në reagimin zyrtar.

Në dokumentin e dërguar, theksohet se Rama ka uzurpuar kompetenca, prona dhe përgjegjësi të qeverisjes vendore, duke çuar – sipas tyre – në kolaps të administrimit ekonomik, social dhe kulturor në nivel lokal.

Shoqata akuzon gjithashtu se ndërhyrja e qeverisë po shndërrohet në një kontroll politik të centralizuar, që bie ndesh me frymën e decentralizimit dhe standardet e Bashkimit Europian.

“Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme për t’i dhënë fund këtij deformimi të demokracisë vendore dhe për të mbrojtur integritetin e institucioneve lokale,” thuhet në përfundim të letrës.

Ky reagim vjen në një moment kur Kryeministri Rama ka nisur një proces tërësor riorganizimi të administratës në disa bashki, i cili është shoqëruar me dorëheqje të drejtuesve vendorë në Elbasan dhe thirrje për rifreskim të stafeve në të gjithë vendin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat