back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetEdmond Spaho: Një polic civil më goditi/ Unë iu ktheva se dy...

Edmond Spaho: Një polic civil më goditi/ Unë iu ktheva se dy duar për një kokë janë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, tha se është dhunuar nga një polic civil gjatë protestës së djeshme të opozitës.

“Rreth orës 19:20, policia vendosi të ndërhyjë dhe ta shpërndajë protestën, megjithëse i kishim komunikuar që kishim marrë leje për 3 orë.

Kemi qenë paqësorë dhe i kemi lejuar të kalojnë të gjitha ambulancat, madje edhe makinat me civilë që kishin probleme shëndetësore. Kështu që, i thamë që të prisnin sa të shkonte ora, sipas asaj që kishim rënë dakord.

Por, policia e kishte ndarë mendjen. Erdhën forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ata me skafandra dhe polic civilë me shumicë, të cilët na rrethuan dhe na sulmuan.

Përballë kisha një polic civil dhe i thashë: “Mos më prek se jam deputet”. Ai sikur i thashë të kundërtën dhe menjëherë m’u hodh.

Natyrisht, edhe unë iu ktheva se dy duar për një kokë janë. Nuk mund ta lija. Pastaj, ndërhynë njerëzit që e frenuan”, tha Spaho.

“Aty kishte shumë kamera dhe është fare e thjeshtë për ta identifikuar atë bandit. Më ka çuditur agresiviteti i Policisë së Elbasanit. Kanë marrë në polici 21 veta”, shtoi Spaho.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat