back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRinas si makineri mashtrimi/ Berisha tregon se vizitorët rajonalë regjistrohen si turistë

Rinas si makineri mashtrimi/ Berisha tregon se vizitorët rajonalë regjistrohen si turistë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar publikisht atë që e konsideron një mashtrim të hapur të Institutit të Statistikave (INSTAT) në raportimin e eksporteve të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po fsheh pasojat e narkoekonomisë.

Në një deklaratë të gjatë për mediat, Berisha ka akuzuar INSTAT-in se po regjistron si eksporte mallrat që kalojnë tranzit për në Kosovë, duke i paraqitur si produkt të eksportit shqiptar. “Shkarkon Kosova naftë në Durrës me cisterna për ta transportuar me autobote në Kosovë, ky quhet eksport i Shqipërisë në Kosovë. Ky është thjesht transit,” ka thënë Berisha.

Ai thekson se ky mashtrim është i krahasueshëm me regjistrimin e turistëve në Rinas, ku vizitorë që nuk qëndrojnë në Shqipëri regjistrohen si turistë të vendit. Berisha e ka quajtur këtë një “akt primitiv” dhe një përpjekje për të mbuluar ndikimin e narkoekonomisë në tregun shqiptar.

Sipas Berishës, narkoekonomia ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien progresive të prodhimit industrial dhe bujqësor gjatë tre viteve të fundit, duke goditur eksportet reale të vendit dhe duke shkaktuar humbje të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Ai thekson se qeveria po përdor të dhëna të manipuluara për të prezantuar një rritje të rreme të eksporteve, duke përfshirë mallrat që thjesht kalojnë tranzit për në Kosovë si ri-eksporte.

Berisha e ka cilësuar këtë praktikë si të paprecedent dhe ka paralajmëruar se manipulimi i statistikave po përdoret për të fshehur pasojat e narkoekonomisë në Shqipëri, që sipas tij është “narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat