back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetShembet resorti i ish-kreut të IKMT dhe ish-prokurores/ Reagon Rama

Shembet resorti i ish-kreut të IKMT dhe ish-prokurores/ Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me aksionet për mbrojtjen e territorit dhe vendosjen e rendit ligjor. Ai thekson se ndërhyrjet nuk kufizohen vetëm në një zonë të vendit, por po zhvillohen në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme, duke marrë si shembull rastin e fundit në Durrës.

“Disa zëra thoshin ‘pse Thethi dhe jo Jugu, pse kështu dhe jo ashtu’, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme. Në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit dhe i është dorëzuar drejtësisë, edhe pse ishte ish-drejtues i inspektorëve të qytetit,” shkruan Rama.

Resorti që u shemb ishte në pronësi të ish-kryeinspektorit të IKMT, Ardian Halili, dhe ish-prokurores që u dorëhoq nga Vettingu, Rabiana Halili.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat