Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se partia e tij do të përdorë të gjitha mundësitë për të zbardhur para shqiptarëve të vërtetën lidhur me aferën Rama-McGonigal.
Berisha akuzoi drejtpërdrejt, kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, të cilin e konsideron përgjegjës për përpjekjet për të fshehur informacionet e skandalit.
“Absolutisht këtë e kemi një çështje kryesore, nga më kryesoret. Ne do përdorim të gjitha mundësitë tona për të zbardhur para shqiptarëve të vërtetën që do të fshehë Altin Troplini. Përgjegjësia direkte e Altin Troplinit për përpjekjen kriminale për të fshehur këto të vërteta është e qartë”, tha Berisha.
Deklarata ka intensifikuar tensionet politike në vend, duke rikthyer vëmendjen mbi hetimet dhe akuzat për korrupsion ndaj Kryeministrit Edi Rama.



